Telegrafi

Samsung fillon shitjen e Galaxy A5

Prodhuesi korean kishte thënë se Samsung Galaxy A5 dhe A3 do të paraqiten në tregje të caktuara në nëntor, dhe tani me sa duket paraqitja e këtyre modeleve ka filluar, sepse të njëjtit janë paraqitur në Kinë për një kosto që arrin në 420 dollarë.

Samsung Galaxy A5 sjell mbështjellësin e metaltë, në trupin e hollë prej 6.7 mm. Më tej, telefoni sjell edhe ekranin 5” HD në Super AMOLED, procesorin quad-core Snapdragon 410 në 1.2GHz me 2GB RAM dhe 16GB memorie të brendshme, plus microSD kartelën. Kamera e pasme e këtij modeli sjell 13MP, ajo frontale vjen me 5MP si dhe lidhjen për 4G LTE, WiFi, Bluetooth 4.0, dhe baterinë me 2,300 mAh dhe Android 4.4 KitKat.

Kina ishte e thënë se do të jetë një nga tregjet e zgjedhura të kompanisë, por Samsung Galaxy A5 dhe A3 do të vijnë edhe në disa rajone të tjera, në muajt e ardhshëm. (Telegrafi)