Site icon Telegrafi

Samsung fillon prodhimin e LCD-ve transparentë

Kompania planifikon të ofrojë ekran 22-inçësh me rezolucion 1680 x 1050 pikselësh me kontrast 500:1, i cili do të shpenzojë 90 % më pak energji elektrike në raport me ekranet e zakonshëm LCD.

Ekrani i tillë pritet të shfaqet me version kompatibil për HDMI dhe USB, por fillimisht pritet të shfrytëzohet për njoftime dhe telekonferenca.

Me fjalë tjera, vështirë se një produkt i tillë do të jetë në dispozicion të popullatës së gjerë, pasi që pritet të ketë një çmim shumë të lartë. /Telegrafi/

Exit mobile version