Telegrafi

Samsung Exynos më i shpejt

Procesori Exynos 4212 ka dy bërthama ARM Cortex-A9 me takt pune prej 1.5 GHz dhe është i punuar në procesin prodhues 32-nanometërsh HKMG, derisa modeli ekzistues 4210 që është çip 45-nanometërsh dhe punon në 1.2 GHz.

Samsung paralajmëron edhe performancat grafike 50 për qind më të mira të Exynos 4212 (në krahasim me paraardhësin) dhe shpenzim 30 për qind më të ulët të energjisë duke iu falënderuar procesin prodhues më modern. Çipi do të ketë shfaqjen e fotografive të ndihmuar nga akselerimi harduerik, incizimin e videos dhe shfaqjen e përmbajtjeve 1080p si dhe do ta ketë të zbatuar përkrahjen për daljen HDMI 1.4.