Telegrafi

Samsung Exynos 9 octa-core në ndërtim e sipër!

Nëse mund të besohet një raport i paverifikuar prej Kinës, Samsung po zhvillon çipin Exynos 9610 okta-core si një konkurrent për procesorin Qualcomm Snapdragon 660. Çipi i ri nga Samsung thuhet të ketë performancë të ngjashme me Snapdragon 660.

Pretendohet se Exynos 9610 do të ketë katër bërthama Cortex-A73 dhe katër bërthama Cortex-A53 dhe se do të prodhohet në procesin e prodhimit 14-nanometër. Procesori mund të jetë i lidhur edhe me një procesor grafik Mali-G73 MP3, si dhe një modem Netcam Cat 13.

Është interesante të theksohet se ky ndoshta do të jetë procesori i parë Exynos që ndjek siç duhet markën “Exynos 9”. Procesori Exynos 8895 i gjetur në Galaxy S8 është i së njëjtës seri, por nuk ndjek emërtimin e duhur.