Sipas një raporti të ri të publikuar nga Statista, Samsung është prodhuesi kryesor i orëve të mençura i cili ka shitur më shumë se 1.2 milionë njësi.
Në vendin e dytë është Pebble me 700,000 njësi të shitura, e përcjellë nga Fitbit me 600,000 njësi, e më pas vie edhe Sony, Lenovo dhe LG.
Ndërsa ora e re e Apple – Watch do të debutojë në treg më 24 prill, dhe në muajin e parë pas lansimit zyrtar të saj priten shitjet më të mëdha, e më pas, varësisht nga përgjigjet e tregut gjasat janë që Apple të bëhet lider global sa i përket edhe orëve të mençura. (Telegrafi)