Telegrafi

Samsung edhe zyrtarisht e lanson programin beta të One UI 6

Samsung ka njoftuar se ka filluar shpërndarjen e programit beta të One UI 6 tek telefonat Galaxy S23, Galaxy S23 Plus dhe Galaxy S23 Ultra.

Përditësimi i bazuar më Android 14 tani është lansuar në SHBA, Gjermani dhe Korenë Jugore, dhe përdoruesit në këto zona mund të regjistrohen në beta përmes aplikacionit Samsung Members.

Kompania i shpërndau disa pamje të dizajnit të ri të Quick Settings, dhe një mini-aplikacion të kamerës, e cila ju lejon që të zgjidhni se ku ruhen fotografitë përpara se t’i shkrepni ato, raporton GSM Arena, përcjell Telegrafi.

Në këtë njoftim gjithashtu përmendet edhe mundësia e caktimit të sfondeve specifike për modalitete dhe rutina të ndryshme.

Këtu është lista e plotë e pajisjeve Samsung të cilat kualifikohen për One UI 6 posa të finalizohet zhvillimi i saj i plotë. /Telegrafi/