Por, gjiganti i prodhimeve teknologjike po pretendon se do t’i ndalojë shikuesit të picërrojnë sytë, duke e modifikuar pamjen sipas nevojës.
Me anë të një softueri që regjistron sytë dhe grimasat e fytyrës, televizionet e ri nga Samsung, do të vërejë nëse shikuesi është duke i picërruar sytë, apo është afruar tek televizioni për të shikuar, transmeton Telegrafi.
Pastaj, do të aktivizohet automatikisht zmadhimi i objektit që është në fokus, apo do të rriten titrat, derisa shikuesi i sheh mirë.
Ky sistem inteligjent e cakton edhe kohëzgjatjen e tekstit që qëndron poshtë ekranit dhe rregullon ndriçimin varësisht nga shikuesi. /Telegrafi/