Telegrafi

Samsung e lanson zyrtarisht Gear 360

Siç ishte planifikuar, Samsung ka lansuar kamerën e saj të re Gear 360. Pajisja tani është në dispozicion në Korenë e Jugut fillimisht – por e njëjta do të jetë në dispozicion në rreth 450 dyqane duke filluar prej muajit të ardhshëm.

Kamera e Samsung – Gear 360 është kompatibile me Galaxy S7, S7 edge, S6, S6 edge, S6 edge+, dhe Note5, shkruan GSMArena.

Përveç Koresë së Jugut, pajisja pritet të vihet në dispozicion edhe në vende të tjera të përzgjedhura.