Telefoni Galaxy Note 10 do të lansohet brenda disa orëve, derisa Samsung nuk ka hezituar që ta sjellë procesorin më të fuqishëm deri më tani, që do të jetë në modelin e ri – Exynos 9825.
Procesori që pritet të jetë në gjendje të mbështesë të gjitha versionet e Galaxy Note 10 në mbarë botën, është i pari që u ndërtua me teknologjinë 7nm, duke bërë që të jetë shumë më i mirë se paraardhësi me 8nm, Exynos 9820, transmeton Telegrafi.
Megjithëse nuk janë bërë të ditura specifikat, Samsung ka bërë të ditur se do ky procesor është shumë më i mirë për aplikacionet e reja dhe për lojërat e ndryshme.
Në përgjithësi, Exynos i ri do të jetë i ngjashëm me strukturën e procesorit të kaluar, mirëpo do të punojë më shpejtë dhe do të shpenzojë më pak energji.
Lidhur me procesorin e ri, do të mësojmë shumë shpejtë, meqë brenda disa orëve, pritet edhe të lansohet Samsung Galaxy Note 10, që pritet të jetë një telefon shumë i mirë. /Telegrafi/