Telegrafi

Samsung do të prodhojë më pak telefona në 2015

Lajmi është bërë i ditur nga Robert Yi, drejtori i Samsung për relacionet me investitorët e kompanisë, i cili ka thënë se Samsung është duke e konsideruar uljen e numrit të pajisjeve që i lanson në treg, për një masë prej 25% deri në 30%.

Këtë vit, Samsung ka prezantuar shumë modele të telefonave të mençur në treg, ndërsa së fundmi e ka “goditur” tregun me modelet mesatare të telefonave, Samsung Galaxy A3 dhe Galaxy A5. Megjithatë, edhe këto modele nuk kanë mundur ta parandalojnë rënien e profitit neto për 49% në tremujor.

Samsung është gjithashtu duke u përballur me rritjen e konkurrencës nga Motorola e rifreskuar, Xiaomi, Gionee dhe prodhues të tjerë nga vendet në zhvillim. (Telegrafi)