Telegrafi

Samsung do të bëjë ndryshime në tabletin e saj, që të garojë me iPad 2

Mirëpo, duket se modeli i ri i tabletit të Samsung, përkatësisht Samsung Galaxy Tab 10.1 do të pësojë disa ndryshime pas lansimit të rivalit të cilin e ka prezantuar së fundmi Apple, tabletin iPad 2.

Në arsyetimin e kompanisë Samsung për ndryshimet që ajo do t’i bëjë në Samsung Galaxy Tab 10.1, është thënë se përveç përmirësimeve tjera, Samsung mund ta lirojë edhe çmimin e tabletit të saj, pasi që synimi i tyre është që të garojnë me Apple në çdo front.

“Ne do të duhet të bëjmë ndryshime në pjesët që janë jo-adekuate për momentin” ka thënë Lee Don Joo, zëvendës presidenti i kompanisë për njësinë mobile. “Apple e ka bërë tabletin e saj shumë të hollë” ka shtuar ai.

Dhe nëse ndodh të jetë kështu, atëherë ky do të jetë një lajm shumë i mirë për fansat e sistemit operativ Android, të cilët ndoshta po mendojnë ta blejnë tabletin e ri të Samsung. / Telegrafi /