Telegrafi

Samsung dhe Apple pritet të ndërprejnë bashkëpunimin mes veti

 Megjithatë, dy gjigantet e prodhimeve teknologjike janë të përfshira gjithashtu edhe në biznes me njëra tjetrën përderisa Samsung prodhon disa pjesë të pajisjeve të Apple si iPhone dhe iPad. 

Ky fakt, duket se mund të ndryshoj në të ardhmen pasi një zyrtar i Samsung ka deklaruar për Korea Times se Samsung nuk është përfshirë në prodhimin e procesorëve të ri A6 të Apple por vetëm kanë ndërtuar procesorin për Apple. N

dërsa, në të kaluarën Samsung kishte ndihmuar Apple në dizajnimin e procesorit. Sipas një raporti së fundi, Apple është duke shtyrë prodhimin e komponentëve larg nga Samsung drejt ofruesve tjerë. Njëra prej këtyre komponentëve ështe procesori A7 i cili siç duket do të prodhohet nga TSMC.

Apple deri tani është ndër klientët më të mëdhenj të Samsung në blerjen e pjesëve të ndryshme teknologjike, përderisa Samsung ka bërë furnizimin e deritanishëm të pjesëve të ndryshme të iPhone dhe iPad të Apple. /Telegrafi/