Telegrafi

Samsung dhe Apple e kalojnë Nokia’n

Sipas raportit të ABI, thuhet se Apple ka shitur 20.3 milionë modele të iPhone, për ta marrë pozitën numër një, e ndjekur nga Samsung e cila ka shitur jo më pak se 19 milionë telefona të mençur, duke përfshirë edhe 5 milionë njësi të modelit të saj të ri, Samsung Galaxy SII.

Në të njëjtën kohë, Nokia ka shitur 16.7 milionë telefona mobil, ndërsa Research In Motion zë vendin e katërt me 13.2 milionë modele të telefonave të saj BlackBerry.

RIM ka rënë me 11 për qind me shitjet e telefonave të saj, nëse krahasohet me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Siç është thënë edhe më herët gjatë ditës, Android mbetet platforma më e popullarizuar me 103 milionë telefona të mençur që mbështeten në këtë system operativ, e cila ofrohet nga gjiganti i kërkimeve në internet, kompania Google. / Telegrafi /