Telegrafi

Samsung dhe Android të parët

Kështu në mesin e prodhuesve i pari për nga popullariteti në treg është ende Samsung me posedim prej 25.5%, posedim ky i cili është identik me atë të qershorit, e pasohet nga LG me 20.6%, Motorola me 13.6%, Apple me 10.8% (rritja më e madhe në krahasim me qershorin: 1.3%) dhe në vendin e pestë RIM.

Sipas të njëjtit burim, momentalisht pak më pak se një e treta e të gjithë amerikanëve me moshë mbi 13 vjeçare ka smartphone që është madje për 10% më shumë se gjatë qershorit.

Për sa i përket SO-ve për celularë, edhe në tregun amerikan bindshëm i pari është Android me 46.3%, Apple (28.1%), RIM (17.2%), Microsoft (të gjithë SO-të e Microsoft për smartphone dhe pajisjet e dorës – 5.4%) dhe Symbian (1.6%). /Telegrafi/