Prodhuesi koreano-jugor dëshiron të përqendrohet në gamën Galaxy S dhe pajisjet e palosshme.
Samsung mund të ndërpresë telefonat e mençur të saj premium Galaxy Note në fillim të vitit të ardhshëm, raporton agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar burime të kompanisë.
Pajisjet Galaxy Note 20 të prezantuara në gusht të vitit të kaluar mund të jenë të fundit nga seritë e modeleve të lansuara në vitin 2011, transmeton Telegrafi.
Aktualisht nuk ka plane për të zhvilluar një version të ri të Galaxy Note, citohen burimet e kompanisë. Në vend të kësaj, Galaxy S21, i cili pritet të prezantohet në janar, do të pajiset me një stilolaps.
Përveç gamës Galaxy S, pajisjet Note me një ekran të madh dhe stilolaps ishin modelet kryesore të Samsung.
Sidoqoftë, kërkesa për pajisje të shtrenjta të nivelit të lartë ra ndjeshëm gjatë krizës së coronavirusit.
Note 20 gjithashtu u prek. Samsung kohët e fundit ndërpreu ndjeshëm prodhimin. /Telegrafi/