Telegrafi

Samsung debuton me modelin që bazohet në Tizen?

Disa modele të telefonave të Samsung tani po bazohen në sistemin operativ të Linux, dhe të njëjtat do të debutojnë gjatë vitit. Modeli më i përfolur me Tizen është GT-i8800.

Ky model i telefonit të Samsung mbështetet në Tizen 2.1, S-Voice. Përveç GT-i8800, modeli tjetër për të cilin kanë rrjedhur disa pamje në internet është edhe GT-i8805.

Me 900 milionë telefona të cilët bazohen në Android, Samsung nuk do ta ketë të lehtë të depërtojë në treg me Tizen, edhe pse Samsung aktualisht është prodhuesi i parë në nivel global. / Telegrafi /