Telegrafi

Samsung Chat për 5.63 euro në muaj?

Mirëpo, përveç numrit 049, sasisë së minutave dhe SMS’ve që vijnë me telefonin mobil, aty vërehet edhe një detaj interesant – thuhet se ky model në dyqanet IPKO kushton vetëm pak më shumë se 5 euro në muaj, pasi që i njëjti mund të paguhet deri më 24 këste dhe pa interes.

Vlen të thuhet se Samsung Chat është një model i hollë i telefonit të Samsung me 11.9mm, i cili ka tastierë të plotë QWERTY dhe kursor optik të ngjashëm me atë që është në versionet e reja të BlackBerry Bold. 

Për më shumë, Samsung Chat posedon edhe aplikacionet e ndryshme të rrjeteve sociale si Facebook, GTalk, Yahoo, MSN, si dhe lidhje për WiFi, Bluetooth, USB 2.0, audio port me 3.5mm, / Telegrafi /