Telegrafi

Samsung brenda 1,400 dyqaneve të Best Buy

Dyqanet e reja të Samsung, të cilat kompania koreane do t’i quajë – Experience Shop, do tu ofrojë konsumatorëve mundësi për t’i zbuluar produktet e Samsung, si dhe pajisjet më të fundit mobile të kompanisë.

Më saktë, më shumë se 1,400 dyqane të Best Buy dhe Best Buy Mobile do të pajisen me Samsung Experience Shop — ndërsa 900 të parat pritet të promovohen gjatë muajit maj. Të tjerat do të përfundohen gjatë verës së këtij viti, thuhet sipas njoftimit zyrtar të kompanive. / Telegrafi /