Samsung Electronics ka përfunduar blerjen e Harman, sikurse është bërë e ditur në një deklaratë nga vet kompania. Harman njihet si kompani e autoindustrisë dhe pajisjeve të konsumit elektronik.
Marrëveshja e lajmëruar në nëntor të vitit të kaluar fillimisht është përballur me kundërshtime nga aksionerët e Harman, mirëpo më pas është aprovuar. Aksionerët do të marrin 112 dollarë për një aksion.
Aprovimet tjera nga institucionet përkatëse poashtu janë arritur nga kompanitë. Harman do të operoj si degë e veçantë nën Samsung dhe do të udhëhiqet nga drejtori ekzekutiv, Dinesh Paliwal.
Asnjë ndryshim në ekipin, udhëheqjen apo pajisjet e Harman nuk do të ndërmirret. Young Sohn nga Samsung së shpejti do të marrë rolin e udhëheqësit të bordit dhe do të ketë përgjegjësi për mbikqyrjen e operacioneve të Harman.