Telegrafi

Samsung bën reklamë anti-Apple

Pas shitjes së suksesshme në treg të iPhone dhe detajizimit të të gjitha tipareve të tij, Samsung i ka përdorur këto detaje si mundësi për një krahasim edhe atë mjaft publik.

Qershia në majën e tortës së provokimit është slogani i reklamës së Samsung “nuk nevojitet një gjeni” duke bërë shaka me shitoren e Apple të quajtur Genius dhe duke krahasuar tiparet mes dy produkteve.

Duke marrë parasysh shpejtësinë e shitjes së iPhone 5, duhet të ketë plot njerëz që nuk pajtohen me reklamën e Samsung. Megjithatë, një lëvizje e tillë nga gjiganti jugkorean duket mjaft e ulët. A nuk mund të ketë vend për të dyja kompanitë në treg?

Siç duket, Samsung ka ende nevojë për ngushllim pas detyrimit të paguaj dëmin 1 miliard dollarësh për Apple. /Telegrafi/