Telegrafi

Samsung bën gati modelin Galaxy Tab 4 Advanced

Samsung njihet si njëra ndër kompanitë të cilat dëshirojnë që të lansojnë shumë pajisje të ndryshme mobile brenda vitit.

Dhe natyrisht gjatë vitit lansohen shumë modele të ndryshme, në periudha të ndryshme kohore, por tani ka një lajm jozyrtar për përgatitjen e një tableti të ri të cilën do ta shfaq Samsung.

Sipas thashethemeve të shumta tani thuhet se Samsung ka bërë gati modelin Galaxy Tab 4 Advanced.

Ekrani i Galaxy Tab 4 Advanced pritet të ofrojë diagonalen me 10.1”, 2GB RAM dhe 32GB memorie, si dhe Android 6.0.