Telegrafi

Samsung bën gati linjën e re të telefonave Galaxy A!

Lansimi zyrtar i kësaj linje pritet të bëhet gjatë këtij viti, duke filluar me tri modele të reja të koduara me numrat SM-A300, SM-A500, dhe SM-A700.

Versioni i parë nga tri modelet e reja pritet të sjell ekranin e ndjeshëm në prekje në formatin qHD (540×960), i dyti me 720p, ndërsa ai i fundit do të vijë me ekranin kompatibil me 1080p.

Sipas parashikimeve, modelet e reja të linjës Galaxy A do të ofrojnë dizajn të ngjashëm me atë të modelit të fundit Alpha, me mbështjellës të aluminit dhe materiale tjera prej metalit.

Një informacion tjetër thotë se modelet e linjës Galaxy A do të kenë rezolucion më të mirë, sidomos në pjesën e përparme të pajisjes. Sipas informatave të fundit thuhet se Galaxy Note 4 do ta sjell kamerën e përparme me 3.7MP, për video-incizime, selfie dhe video komunikim. (Telegrafi)