Telegrafi

Samsung bën gati Galaxy S5 Zoom

Sipas SamMobile thuhet se Samsung është duke u bërë gati që ta lansojë versionin e ri të Galaxy S5 Zoom, për të cilin madje ka edhe disa karakteristika të mundshme, ndërsa thuhet se ky model i telefonit tashmë është paraqitur për vlerësimin në faqen e GFXBench.

Njëra ndër karakteristikat kryesore të Galaxy S5 Zoom thuhet se do të jetë kamera e pasme me 19 mega-piksel, e cila është më e avancuar sesa ajo e Samsung Galaxy S5 e cila sjell 16 mega-piksel. Njësoj ishte edhe kur Galaxy S4 Zoom kishte debutuar vitin e kaluar, kishte kamerë më të mirë sesa Galaxy S4.

Mirëpo kësaj radhe besohet se Samsung përveç kamerës do të sjell më përmirësime tjera në harduer, kur ky model të krahasohet me gjeneratën e kaluar të këtij telefoni, S4 Zoom.

Galaxy S5 Zoom thuhet se do ta sjell ekranin me 4.8-inç në 720p, procesorin hexa-core Exynos me 1.3GHz, 2GB RAM, 16GB memorie të brendshme, si dhe Android 4.4.2 KitKat.

Ndërsa siç dihet, Galaxy S4 Zoom, ofron ekranin me diagonalen prej 4.3-inç në qHD, procesorin me 1.5GHz dual-core, 8GB memorie dhe Android 4.2.2 Jelly Bean. / Telegrafi /