Telegrafi

Samsung bëhet gati për Samsung Galaxy S III?

Disa prej karakteristikave të këtij modeli tashmë janë publikuar online, ndërsa nëse të dhënat e 4Chan janë të sakta, atëherë ky do të jetë një telefon shumë interesant, i cili bazohet në Android.

Sipas këtij raporti, thuhet se Samsung Galaxy S III do të mbështetet në Android Ice Cream Sandwich, ndërsa i njëjti do të ketë procesor me 2GHz, 1.5GB RAM, dhe 32GB memorie të brendshme.

Për më shumë, Samsung Galaxy S III do të posedojë ekran të ndjeshëm në prekje me 4.65 inç, ndërfaqe në teknologjinë Super AMOLED III, rezolucion me 1280 x 1024 piksel me dendësi 352-PPI, bashkë me kamerën prej 10 mega-piksel e cila do të mund të incizojë Full HD video në 1080p dhe 60 kënde për sekondë.

Karakteristikat tjera të këtij modeli thuhet se do të jenë edhe opsioni i pagesave mobile, NFC, “trashësia” e telefonit që nuk i tejkalon 9 mm, baterinë me 2,250 mAh, si dhe mbështetjen për Samsung’s TouchWiz 5.0.

Modeli i ri i telefonit të mençur të Samsung pritet të lansohet në MWC 2012, ndërsa do të jetë në shitje nga mesi i vitit të ardhshëm. / Telegrafi /