Telegrafi

Samsung bëhet gati për Galaxy Mini 2

Sipas një imazhi i cili ka rrjedhur në internet, Samsung ka bërë gati dizajnin e modelit të ri të telefonit Samsung Galaxy Mini 2 S6500, të cilin thuhet se do ta kodojë me emrin Jena.

Disa prej karakteristikave të reja që do ti posedojë ky model thuhet se do të jetë edhe ekrani i ndjeshëm në prekje me 3.3 inç, memorien e brendshme me 3GB, apo procesorin me 800Mhz.

Ndër të tjera, Galaxy Mini 2 do të vijë në treg i pajisur edhe me kamerën me 3MP, Android 2.3 GingerBread, si dhe rrjetin 7.2 Mbps HSDPA.  / Telegrafi /