Telegrafi

Samsung arrin Apple me shitjet, lufton për paditë

Kompania e Koresë së Jugut, biznesi i së cilës me telefonat e mençur është në rritje të shpejtë, ka gjasa shumë të mira që të arrijë shitjet e Apple në këtë tremujor.

Të enjten Samsung ka lansuar edhe disa modele të reja të kompjuterëve tabletë, të cilët i ka bazuar në sistemin operativ Android.

Mirëpo, Samsung dhe pajijset e saj të cilat bazohen në sistemin operativ të Google, i nënshtrohen 19 padive për patenta në nëntë shtete. 

Disa nga drejtuesit e paidentifikuar të Samsung gjatë javës së kaluar kanë thënë për mediat e Koresë së Jugut se kompania e tyre do të gjejë mënyra për të fituar rreth urdhrave të dhënë kohëve të fundit nga gjykatat në Gjermani dhe Holandë, sepse gjykatat  e atjeshme e kanë ngushtuar numrin e patentave të diskutueshme mes Apple dhe Samsung. / Telegrafi /