Telegrafi

Samsung – Apple, padi e re

Padia është parashtruar me 16 dhjetor, kanë konfirmuar sot nga Samsung për Wall Street Journal, e zëdhënësi i kompanisë tha se patentat e Samsungut pa leje ishin përdorur në iPad 2, iPhone 4 dhe 4S.

Agjencioni AFP, shkruan se patentat kanë të bëjnë me ndërfaqen e shfrytëzuesve dhe teknologjinë për telekomunikim.
Gjermania është një nga vendet në të cilin kontesti i mëhershëm në mes të këtyre dy kompanive, kishte përfunduar në favor të Apple-it. Është ndaluar shitja e Galaxy Tab 10.1 mbi akuzat se ka kopjuar dizajnin e produkteve të Apple, e nga Samsung gjatë nëntorit kanë paralajmëruar produktin e ridizajnuar ashtu që tableti i tyre 10-inçësh të mund ti ofrohet prapë tregut gjerman.

Kompanitë tashmë janë të përfshira në një varg të padive në mbarë botën, e para dhjetë ditëve ka ardhur deri te zgjidhja e njërës prej tyre, Samsung sipas saj prapë ka të drejtë të shes tabletin e vet në Australi. /Telegrafi/