Samsung ka zbuluar një aplikacion të ri për ndarjen e dokumenteve (file), të quajtur Dropship, si pjesë e grupit të saj të aplikacioneve Good Lock.
Aplikacioni i përmendur do t’i lejojë përdoruesit të transferojnë lehtësisht dokumente në telefona të tjerë Android, pajisje iOS ose në ueb.
Aplikacioni Dropship është aktualisht i disponueshëm për përdoruesit në Korenë e Jugut, nëpërmjet Galaxy Store. Për ta instaluar, ju nevojitet Android 13 me ndërfaqen One UI 5.0
Aplikacioni lejon transferimin e ‘file’ me madhësi deri në 5 GB në baza ditore. Për transferimin e dokumenteve më të mëdhenj, Ndarja në afërsi ose Shpërndarja e Shpejtë është padyshim një zgjidhje më e mirë.
Samsung Introduces Dropship App for File-Sharing Across Platforms
Dropship app is currently available for users in South Korea.
App allows for file transfers up to 5GB#Samsung #DropShip pic.twitter.com/XwkKw9KgFP
— Technology Edge (@Tech_EdgeTE) November 6, 2022
Përdoruesit mund të krijojnë një lidhje të përbashkët, me një foto profili dhe mesazh, dhe më pas t’ia dërgojnë atë personit të dëshiruar. Dërguesi mund të vendosë kohën e vlefshmërisë së lidhjes.
Procesi i ndarjes është kryesisht i thjeshtë. Dërguesi mund të zgjedhë skedarin dhe platformën në të cilën do të dërgohet “file”. Marrësi mund të shkruajë katër numrat e fundit nga lidhja e përbashkët ose të skanojë kodin QR për të shkarkuar skedarin.
Ajo që është e rëndësishme të theksohet është se marrësi nuk duhet të ketë një aplikacion Dropship ose një llogari Samsung.
Për momentin, nuk dihet nëse dhe kur aplikacioni Dropship për ndarjen e dokumenteve ndërmjet platformave do të bëhet i disponueshëm për një numër më të gjerë përdoruesish. /Telegrafi/