Telegrafi

Samsung 9 Series për afaristë

Samsung gjatë shkurtit fillon me shitjen e laptopit ultra të hollë 9 Series, i cili do të duhej të konkurronte me laptopët Dell Adamo apo Apple MacBook Air. Laptopi ka shtëpizë të dizajnuar në mënyrë elegante nga alumini me peshë të përgjithshme prej 1.3 kilogramësh si dhe ekran 13.3-inçësh me rezolucion 1.366 x 768 piksela.

Bazën harduerike e përbën procesori i ri Core i5 2537M (1.4 GHz, 2. 3 GHz me TurboBoost) i Intel, grafika e integruar Intel HD GT2, 4 GB DDR3 memorie si dhe disku 128-gigabajtësh SSD.

Së bashku me laptopin vjen sistemi operativ 64-bitësh Windows 7, derisa bateria litium-polimerike, sipas specifikave të Samsung, ofron 6.5 orë autonomi pune. Çmimet fillojnë nga 1.599 dollarë. /Telegrafi/