Keni dëgjuar për televizorët 8K për vite me rradhë, por edhe nëse keni pasur dëshirë për të blerë një – duke pasur parasysh se përmbajtja 8K është tepër e vështirë për t’u gjetur – ndoshta nuk keni qenë në gjendje ta bëni këtë, pasi shitjet nuk kanë filluar ende për shumicën e modeleve 8K.
Tani, megjithatë, Samsung ka një televizor 8K që nuk është vetëm për shfaqje. TV i ri 85-inç Q900FN, lansuar para shfaqjes tregtare IFA në Berlin, ka katër herë më shumë piksela sesa televizioni tipik 4K TV, dhe do të arrijë në dyqanet e SHBA-së këtë tetor, përcjell Telegrafi.
Televizioni QLED – që nuk duhet të ngatërrohet me OLED – mbështet standardin e ri HDR10 +, i cili optimizon nivelet e ndriçimit në mënyrë që përmbajtja të mos duket më e errët se sa ishte menduar fillimisht.
Ndoshta teknologjia më e rëndësishme në Q900FN është 8K rritëse me fuqizim nga intelegjenca artificiale (AI). Kur shikoni përmbajtjen me rezolucion më të ulët në televizor, pavarësisht burimit, procesori i televizorit do ta rrisë atë në mënyrë inteligjente në 8K.
Specifikat e tjera mbreslënëse përfshijnë One Remote, i cili njeh pajisjet e tjera të lidhura me televizorin dhe One Invisible Connection, që është një term i zbukuruar për kabllo optike dhe të energjisë që mbështetet në një kabllo të vetme.
Ende nuk ka ndonjë informatë për çmimin. /Telegrafi/