Samsung ka thënë sot se fitimi i saj për tremujorin e katërt është rritur për 50 përqind nga një vit më parë, për ta arritur nivelin më të lartë në më shumë se tre vjet, duke mposhtur pritjet mbi shitjet e fortë të procesorëve.
Perspektiva optimiste për Samsung vjen pavarësisht rënies së vogël në të ardhurat e parashikuara në SHBA në 2.1 miliardë dollarë që janë goditur nga tërheqja e Galaxy Note 7, që ndodhi në tetor.
“Samsung ka publikuar fitime solide vetëm me shitjen e modeleve të telefonave S7 pas ndërprerjes së Galaxy Note 7”, tha Kim Sung-soo, një menaxher i fondeve Samsung.
Por pritjet e kompanisë për suksesin e Galaxy S8 janë të mëdha, me të cilin model kompania jugkoreane pret që të arrijë një rekord të ri të shitjeve këtë vit.