Site icon Telegrafi

Sampdoria pas Hekuran Kryeziut

Sampdoria është vënë pas mesfushorit të Luzernit dhe Përfaqësueses së Kosovës, Hekuran Kryeziu.

Kryeziu që ka lindur në vitin 1993, është rritur në akademinë e klubit të Luzernit që luan edhe aktualisht.

Lojtari me origjinë nga Kosova, mbetet pa kontratë në fund të qershorit.

Sipas gianlucadimarzio.com lojtari mund të afrohet tani për një shumë të vogël, ose gjatë verës si transferim i lirë.

Kryeziu me fanellën e Kosovës

Kryeziu ka zhvilluar këtë sezon 21 ndeshje, mes kampionatit, Ligës së Evropës dhe Kupës së Zvicrës.

Ai është lojtar i rëndësishëm i Kosovës, ku zhvilluar 11 ndeshje.

Kryeziu gjatë ndeshjes me Kroaci

Kryeziu tash e një kohë është në radarin e klubeve italiane.

Mesfushori 24 vjeçar është gati për hapin e madh në karrierë dhe këtë është duke e kërkuar tash e një kohë. /Telegrafi/

Exit mobile version