Site icon Telegrafi

Sampdoria nuk njeh humbje në Serie A, mposht edhe Milanin (Video)

Sampdoria ka vazhduar serinë pozitive në kampionatin italian, duke shënuar fitore ndaj Milanit me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë të Serie A.

Skuadra nga Luigi Ferraris ka shënuar fitoren e tretë në Serie A dhe ka edhe dy barazime në këtë sezon dhe një ndeshje më pak të luajtur, duke mos njohur ende humbje.

Viktima e radhës e skuadrës së Marco Giampaolos ishin Rossonerët e Vincenzo Montellas, të cilët dukeshin të humbur në këtë takim, me pak raste të krijuara.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 72, kur sulmuesi shtatlartë Duvan Zapata u gjend mirë në zonë dhe nga një goditje e fortë nuk i dha asnjë shans portierit Donnarumma për 1-0.

Ndërsa, goli i dytë dhe i fitores erdhi në minutën e parë shtesë, ku Ricardo Alvarez shënoi një gol të bukur për 2-0, ende pa u bërë një minutë që hyri në lojë.

Deri në fund të ndeshjes, vendasit nuk lëshuan terren duke siguruar tri pikë të mëdha ndaj Milanit, pikë këto që e ngritin në vendin e gjashtë me 11 pikë, ndërsa Rossonerët në vendin e pestë me 12 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Milani luan në shtëpi ndaj Romës, ndërsa Samdporia udhëton te Udinese. /Telegrafi/

Exit mobile version