Telegrafi

Sampdoria nuk do t’i shesë Palombon dhe Pazzinin

Garrone thotë se asnjëri, as Angelo Palombo dhe as Giampaolo Pazzini nuk janë në shitje, pavarësisht spekulimeve nëpër media për largim të tyre.

“Rinovimi i kontratës së Antonio Cassano nuk më takon mua, por klubit dhe vetë atij. Pazzini dhe Palombo? Ne nuk do t’i shesim, por tash mendojmë ta zgjidhim pronësinë.”, ka thënë Garrone. /Telegrafi/