Telegrafi

Sampdoria në krye të tabelës

Gjenovasit kaluan herët (7’) në epërsi me anë të Giampaolo Pazzinit. Daniele Mannini dyfishoi rezultatin (16’), ndërsa Reto Ziegler e trefishoi atë (26’).

Nga minuta e 28-të gjërat u përkeqësuan edhe më shumë për Bolognan pasi që sulmuesi kryesor, Marco Di Vaio, u përjashtua me karton të kuq.

Në pjesën e parë vendasit arritën të shënonin edhe golin e katërt me anë të Daniele Manninit (33’), për t’i dhënë fund dilemës për fituesin.

Në fraksionin e dytë të lojës u shënua vetëm një gol, ndërsa ishte ky goli nderit për mysafirët, i shënuar nga Pablo Osvaldo (62’). /Telegrafi/