Telegrafi

Sampdoria ndalohet nga Lazio

Pas fillimit të shkëlqyeshëm të sezonit, Sampdoria pati rastin t’i bashkohet Interit në maje të tabelës së Serie A, gjatë vizitës së sotme në Olimpico të Romës, por nuk nxori më shumë se një pikë.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi, kur pesë minuta para fundit të pjesës së parë Giampaolo Pazzini gjeti portën kundërshtare. Por biankocelestët arritën të ngushtojnë pas vetëm dy minutash me anë të Francelino Matuzalem.

Në pjesën e dytë të ndeshjes të dyja ekipet u reduktuan në nga 10 lojtarë, pas përjashtimit të Marco Padalino nga radhët e Sampdorias (55’) dhe Robert Baronia nga radhët e Lazios (73’), por asnjëra palë nuk shënoi./Telegrafi/