Telegrafi

Sampdoria me fitore në LK

Goli i Gianpaolo Pazzinit i shënuar në minutën e 52-të, ishte i artë për Sampdorian, pasi që ky klub me këtë fitore ka përforcuar pozitën e saj, me ç’rast siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Përkundër fitores prej 2-1 të Palermos në çastet e fundit të takimit ndaj Atalantas, sicilianët nuk arritën kualifikimin në Ligën e Kampionëve, pasi që nga ana tjetër Sampdoria shënoi fitore minimale ndaj Napolit.

Sampdoria përfundon sezonin me 67 pikë në pozitën e katërt, me 27 pikë më pak se kampioni Inter, 3 më pak se Milani që është në pozitën e tretë dhe me dy pikë më shumë se Palermo, që sezonin e ardhshëm luan në Europa League.

Atalanta, Siena dhe Livorno sezonin e ardhshëm luajnë në Serie B. /Telegrafi/