Telegrafi

Sampdoria konfirmon se Keita Balde është i infektuar me coronavirus

Sampdoria ka njoftuar se Keita Balde Diao i ka kaluar testet mjekësore, mirëpo ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Marrëveshja për transferim ishte arritur para disa ditësh, një huazim prej një milion euro me të drejtë blerje për 12 milionë.

Ai kishte arritur në Genoa në këtë mëngjes për testet mjekësore, derisa pritej prezantimi i tij zyrtar.

“UC Sampdoria njofton se AS Monaco ka autorizuar Keita Balden që të fluturojë për teste mjekësore, të cilat nuk treguan problem”, thuhet në njoftimin e klubit italian.

“Gjatë testimeve dhe protokollit për COVID-19, lojtari ka rezultuar pozitiv dhe mund të konfirmojë se lojtari nuk ka pasur kontakte me pjesën tjetër të klubit”.

“Klubi do t’i përmbahet protokollit të përcaktuar”, thuhet më tej nga Sampdoria.

Keita Balde ishte pa simptoma dhe tani është detyruar që të vetëizolohet në mënyrë që të kalojë sa më parë situatën me virus. /Telegrafi/