Telegrafi

Sampdoria – Inter, formacionet zyrtare

Interi do të ketë një udhëtim të vështirë në javën e 28 në Serie A.

Skuadra e Luciano Spallettit do të përballet në udhëtim me ekipin e papërshtatshëm Sampdoria.

Kësisoj Neroazzurët në këtë takim vijnë pas barazimit pa gola si vendas me Napolin 0-0.

Ndërkohë Sampdoria pësoi humbje befasuese në udhëtim te Crotone me rezultat 4-1.

Dy skuadrat janë duke luftuar për të dalë në Evropë, pasi Interi synon Ligën e Kampionëve, ndërsa Sampdoria Ligën e Evropës.

Në ndeshjen e parë mes këtyre dy skuadrave Interi triumfoi me rezultat 3-2.

Formacionet zyrtare:

Sampdoria: Viviano, Barreto, Ferrari, Praet, Bereszynski, Silvestre, Quagliarella, Murru, Torreira, Ramirez, Zapata.

Inter: Handanovic, Cancelo, Skriniar, Miranda, D’Ambrosio, Brozovic, Gagliardini, Candreva, Rafinha, Perisic, Icardi. /Telegrafi/