Telegrafi

Sampdoria – Inter, formacionet zyrtare

Sampdoria dhe Interi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.

Nerazzurrët janë mysafirë të klubit dorian në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë në kampionatin elitar italian.

Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti nuk ka pasur fillim të mirë të kampionatit dhe pas humbjes befasuese në shtëpi nga Parma, synon t’i kthehet fitoreve ndaj Sampdorias.

Në anën tjetër, vendasit janë në formë të mirë me dy fitore dhe një barazim në tri ndeshjet e fundit dhe shpresojnë ta vazhdojnë këtë pozitivitet.

Spalletti ka vendosur për rotacion, ndërsa trajneri vendas ka vendosur të startojë me formacionin më të mirë të mundshëm.

Sampdoria: Audero; Bereszycki, Andersen, Tonelli, Murru; Ekdal, Linnety, Praet; Ramirez; Quagliarella, Defrel.    

Inter: Handanovic; D’Ambrosio, Skriniar, Miranda, Asamoah; Vecino, Brozovic; Candreva, Nainggolan, Politano; Icardi.

/Telegrafi/