Telegrafi

Sampdoria emëron Di Carlo trajner të ri

Më pak se një orë pasi Chievo zbuloi se Di Carlo i ka dhënë fund lidhjes me këtë klub, Sampdoria edhe zyrtarisht ka caktuar taktikun si trajner të ri.

“Kjo ishte një ofertë e cila thjesht nuk mund të refuzohej. E di se duhet të mbush këpucë të mëdha, por përgjegjësia nuk më tremb”.

“Disa shanse ju kalojnë afër rrallë dhe duhet t’i kapni. Unë doja të qëndroj në Chievo, por kur mu ofrua mundësia të shkoj në rundin para-eliminator të Ligës së Kampionëve, nuk mund të thosha jo”, ka thënë Di Carlo. /Telegrafi/