Telegrafi

Sampdoria drejt LK

Në pjesën e parë u zhvillua një lojë e ‘vdekur’ pa raste dhe pa konkretizime tjera.

Ndeshja mori kah tjetër në fraksionin e dytë. Gianpaolo Pazzini shndërroi në gol një penalti (54’) për epërsinë e Sampdorias.

Festën e Sampdorias e shtyu sulmuesi më i mirë i Palermos, Fabrizio Miccoli, që shënoi po ashtu nga penaltia për 1-1 (68’).

Sampdoria ka 64 pikë dhe është në pozitën e katërt, dy më shumë se Palermo në pozitën e pestë dhe tre më pak se Milani në pozitën e tretë, një javë para përfundimit të Kampionatit italian. /Telegrafi/