Telegrafi

Sampdoria do ta shesë Cassanon vetëm për 20 milionë

Trajneri i Luigi Del Neri për të dytën javë nuk e ka ftuar Cassanon në përbërje, duke thënë se arsyeja është ‘vetëm teknike’, por zërat në media thonë se të dy kanë pasur fjalosje në stërvitje.

Tash presidenti i klubit pranon se ata janë të gatshëm të ndahen me sulmuesin italian, por vetëm nëse ndonjë klub paguan sa shkruhet në klauzulë, e cila besohet të jetë rreth 20 milionë euro.

“Pyetja rreth situatës së Cassanos do të menaxhohet me vëmendje të madhe, pasi bëhet fjalë për një resurs të jashtëzakonshëm dhe një pronë e jashtëzakonshme… Edhe unë nuk do të them asgjë më shumë”.

“Çdo ofertë do të duhej të ishte mbi klauzulën blerëse dhe kjo po ashtu është dëshirë e Cassanos. Unë nuk mendoj se mund të ndodhë diçka e tillë, pasi afati kalimtar tashmë po mbyllet”, ka thënë Garone./Telegrafi/