Telegrafi

Sampdoria 2-0 Milan, notat e lojtarëve (Foto)

Sampdoria e ka mposhtur Milanin me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë të kampionatit italian, Serie A.

Vendasit nga Luigi Ferraris kanë vazhduar serinë pozitive në kampionat, duke arritur edhe fitoren e tretë, teksa kanë edhe dy barazimi dhe një ndeshje më pak për tu zhvilluar ndaj Romës.

Lexo po ashtu Sampdoria nuk njeh humbje në Serie A, mposht edhe Milanin (Video)

Golat në këtë fitore ndaj Milanit për vendasit u shënuan nga sulmuesi Duvan Zapata (72’) dhe Riccardo Alvarez (90+).

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht Zapata, i cili u vlerësua me notë 8.3, ndërsa nota më e ulët shkoi për portierin Gianluigi Donnarumma që u notua me 5.7. /Telegrafi/

Sampdoria:

Shkëlqyen edhe Torreira e Praet

Milan: 

Dështuan edhe Abate, Kessie e Rodriguez