Telegrafi

Sampaoli zbulon listën e Argjentinës, Higuaini injorohet përsëri (Foto)

Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain sërish është lënë jashtë skuadrës së kombëtares së Argjentinës, teksa emra tjerë si Paulo Dybala, Mauro Icardi, por edhe befasia e listës, anësori i Atalantas, Papu Gomez, janë thirrur.

Amerikanët e Jugut do të përballen me Perunë në shtëpi në ndeshjen shumë të vlefshme për kualifikimin më Kupës së Botës 2018, ndërsa një javë më pas në udhëtim te Ekuadori.

Megjithatë, trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli edhe një herë ka vendosur të mos e thërras sulmuesin kryesor të Juventusit, Higuainin.

“El Pipita” kishte hasur në vështirësi për të gjetur rrjetën, por ka shënuar në dy ndeshjet e fundit ndaj Olympiacosit dhe Atalantas, duke mos shpërdoruar besimin e Max Allegrit.

Messi, Icardi dhe Dybala janë të preferuarit e Sampaolit për sulmin

Pavarësisht se sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero ka brinjët e thyer pas një aksidenti në mesjavë, ende nuk ka vend në kombëtare për Higuainin.

Lista e Sampiolit përfshinë emra të përhershëm si Lionel Messi, Angel Di Maria, Ever Banega, Nicolas Otamendi, Javier Mascherano dhe Dybala.

Trajneri argjentinas e ka ftuar përsëri në ekipin kombëtar sulmuesin e Interit, Icardin, ndërsa befasia është ftesa për anësorin e Atalantas, Alejandro ‘Papu’ Gomez.

Skuadra e Argjentinës: Romero, Guzman, Marchesin; Fazio, Mamma, Pezzella, Mascherano, Otamendi, Mercado, Casco; Acuna, Di Maria, Biglia, Paredes, Banega, A Gomez, Salvio, Rigoni, Perez, Gago, E Peres; Messi, Benedetto, Icardi, Dybala, Acosta  /Telegrafi/