Site icon Telegrafi

Sampaoli takon Icardin: Mund të bëhesh pjesë e ekipit kombëtar të botërorit vetëm nëse lëndohet Aguero

MELBOURNE, AUSTRALIA - JUNE 09: Mauro Icardi of Argentina looks on from the bench before the Brazil Global Tour match between Brazil and Argentina at Melbourne Cricket Ground on June 9, 2017 in Melbourne, Australia. (Photo by Robert Cianflone/Getty Images)

Jorge Sampaoli takoi sot Mauro Icardin dhe raportohet se trajneri t’i ketë thënë se si mund të jetë në botëror sulmuesi i Interit.

Trajneri argjentinas aktualisht është duke vizituar vendet evropiane teksa po takon disa lojtarë para kampionatit botëror që do të startojë pas një muaji.

Ai mbajti një takim me sulmuesin e Interit, ku Maurito do të jetë pjesë e listës fillestare prej 35-lojtarë, por nuk ka gjasa të shfaqet të jetë pjesë e skuadrës prej 23 lojtarëve që do të shkojnë në Rusi.

Jorge Sampaoli (Getty Images)

Shpresa e vetme e 25-vjeçarit është te lëndimi i mundshëm i Sergio Aguerot të Manchester Cityt, i cili po ka kohët e fundit probleme me gju.

Është raportuar se Sampaoli gjithashtu i shfaqi Icardit disa video të lëvizjeve taktike për t’ia shpjeguar pse nuk iu përshtatet formacioneve të tij.

Sulmuesi deri më tani ka shënuar 27 gola në 31 ndeshje në këtë sezon, i cili rezulton viti më i suksesshëm për argjentinasin.

Përkundër shënimit të 108 golave në Serie A në 187 ndeshje, ai është paraqitur vetëm katër herë për kombëtaren. /Telegrafi/

Exit mobile version