Jorge Sampaoli ka pranuar se vendimi i Mark Clattenburg për ta larguar nga banka ishte i drejtë, por ka theksuar se humbja e Sevillas nuk ishte e drejtë.
Pas reagimeve të përsëritura ndaj vendimeve të gjyqtarit, trajneri u dërgua në tribuna.
“Gjyqtari kishte të drejtë të më largonte, sepse po protestoja. Ishte një mbrëmje e dhimbshme, sepse patëm epërsinë dhe menduam se do të kualifikoheshim këtë mbrëmje”.
“Fatkeqësisht, për shkak të incidenteve, nuk mund të shpresonim për këtë sonte. Skuadra ime u angazhua shumë dhe u mundua shumë, por doli pa asgjë”.
“Mendoj se e humbëm këtë ndeshje pa të drejtë. Nuk më takon mua të analizoj”, ka theksuar Sampaoli, skuadra e të cilit deri në këtë ndeshje nuk kishte pranuar gol në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/