Telegrafi

Sampaoli: Messi nuk i detyrohet Argjentinës një Kupë Bote, por futbolli i detyrohet Messit një Kupë Bote

Trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli, uroi Lionel Messin dhe gjithë skuadrën për paraqitjen fantastike në fitoren ndaj Ekuadorit me rezultat 1-3.

La Albiceleste u kualifikua në Kampionatin Botëror kjo pas het-trikut nga Messi, duke iu bashkangjitur kështu Brazilit, Kolumbisë dhe Uruguait për ‘Rusia 2018’.

“Ata fituan ndeshjen me autoritet, nuk u dëshpëruam pavarësisht golit të kundërshtarit”.

“Sonte për fatin tonë lojtari më i mirë në botë është Argjentinas. Duhet të jemi të sigurt që jo çdo gjë të varet nga Leo, por sonte ai tregoi aftësitë e tij të mëdha”.

“I thash grupit ‘Messi nuk i detyrohet Argjentinës një Kupë Bote, por futbolli i detyrohej Messit një Kupë Bote”.

Lexo po ashtu Messi: Kur Ekuadori shënoi, doja të vdisja - pata frikë se nuk do të kualifikoheshim

“Futbolli, Kampionati Botëror, nuk do të ishte i njëjtë pa Messin. Ne duhet të luanim me atë në mendje dhe si pasojë e këtij presioni ne jemi më të fortë tani. Këto kualifikime do të na bëjnë me të fortë në të ardhmen”.

“Ne kishim mundësinë të ndihmojmë atë të luajë edhe në një Kupë të Botës. Ai është lojtari më i mirë në histori të futbollit dhe jam shumë i lumtur të jem në një grup me atë”, ka thënë Sampaoli.

Argjentina nuk ka fituar në kryeqytetin e ekuadorian që nga viti 2001. /Telegrafi/