Telegrafi

Sampaoli: Mbrojtja e Islandës e vuri Messin në situatë të pakëndshme, ne besojmë në sukses

Jorge Sampaoli (Getty Images)

Trajneri i Kombëtares së Argjentinës, Jorge Sampaoli ka folur pas ndeshjes ndaj Islandës.

Argjentina nuk ka arritur ta nis me fitore Kupën e Botës “Rusia 2018” pasi është ndalur me barazim nga Islanda.

Kombëtarja latine ishte afër të fitonte takimin, por ylli kryesor i skuadrës, Lionel Messi, u tregua i pasaktë nga pika e bardhë në minutën e 64-të.

Lexo po ashtu Argjentina e nis botërorin me barazim ndaj Islandës, Messi humb penalltinë

Trajneri i Argjentinës, Sampaoli ka thënë pas ndeshjes se Islanda luajti shumë në mbrojtje dhe kjo ia vështirësoi punën Messin, teksa vazhdoi duke thënë se ekipi beson ende në sukses.

Halldorsson ia priti penalltinë Messit (Getty Images)

“Messi ishte në një situatë shumë të pakëndshme, sepse Islanda luajti shumë në mbrojtje”, ka thënë fillimisht Sampaoli.

“Ai nuk arriti t’i gjej hapësirat që i nevojiteshin”.

Lexo po ashtu Argjentinë 1-1 Islandë, notat e lojtarëve

“Por, ne besojmë në veten tonë dhe e dimë se kemi të gjitha gjërat për të pasur sukses”, përfundoi trajneri i Argjentinës.

Ndryshe, Argjentina dhe Islanda tani kanë nga një pikë në Grupin D, ndërsa Kroacia dhe Nigeria do të luajmë nga ora 21:00. /Telegrafi/