Emri i Jorge Sampaolit është i lidhur me Barcelonën.
Kjo e fundit përmes një deklarate për mediat ka pohuar se në fund të sezonit do të shkëpus kontratën me trajnerin Luis Enrique.
Trajneri kilian 56-vjeçar, i cili e drejtoi Kilin në Copa America, është në dijeni të interesimit të klubit katalonas, transmeton Telegrafi.
“Punë te Barcelona? Kjo pyetje nuk ka përgjigje, sepse nuk ekziston”, tha Sampaoli pas fitores së mbrëmshme kundër Athletic Bilbaos me rezultat 1-0, ku ka shtuar “Unë jam i lidhur gjer në vdekje me projektin sportiv në Sevilla”
Sampaoli ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm me ekipin andaluzian dhe strategu argjentinas pritet ta zgjas bashkëpunimin me Sevillën. /Telegrafi/